Meta i dha nënshtetësinë si 'VIP' brenda 8 orësh/ Dënohet me 100 orë punë futbollisti i Tiranës Cobbina, për falsifikim të lejes së qëndrimit

10 Nëntor 2020, 12:21 | Përditesimi i fundit: 2020-11-10 14:43:13

Futbollisti i Tiranës, Cobbina, është dënuar me 100 orë punë me interes publik, nga Gjykata e Tiranës, pasi ishte nën hetim për falsifikim të lejes së qëndrimit.

Futbollisti ka qenë vetë i pranishëm në seancë, dhe teksa pranuar dënimin, ka deklarur se ai është i pafajshëm sepse nuk ka pasur dijeni. Pala mbrojtëse ka kërkuar pafajësinë duke shtuar se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Apelit.