Meta kalon shiritin e sigurisë në Kalanë e Krujës: E mbroj kushtetutën çdo ditë! Tubimin e thërras kur të kthehemi në normalitet

6 Dhjetor 2019, 11:26 | Përditesimi i fundit: 2019-12-06 13:13:23

KRUJE- Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Kalanë e Krujës e cila pësoi dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ndonëse një objekt i rrethuar nga shiriti i sigurisë pas vlerësimit nga inxhinierët, Meta ka shkelur 'perimetrin e sigurisë', për të parë më nga afër dëmet që ky objekt ka pësuar. Gjatë fjalës së tij Meta tha se gjendja e kalasë është shqetësuese

"Gjendja është shqetësuese për arsye historike, pra ka një histori të lëvizjeve gjeologjike të vetë Krujës por në mënyrë të veçante pas situatës së krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit. Është një monument mjaft i rëndësishëm. Po punohet për të bërë të gjitha vlerësimet në mënyrë që të merren masa për të ruajtur këto vlera që janë edhe krenaria jonë kombëtare.