Meta: Keni përdorur të dhënat e mia, s’i kam deklaruar askund! Ndaj të pyes ty Rama, me ç'të drejtë i ke marrë

19 Prill 2021, 13:58

Kreu i shtetit Ilir Meta duke folur në lidhje me patronazhistët tha se ai nuk ka deklaruar askund që ti përdoren të dhënat e tij por një gjë e tillë ka ndodhur.

“Skam administruar apo deklaruar askund për përdorimin e të dhënave të mia. Kur këtë veprim e keni kryer për mua çfarë u keni bërë të gjithë qytetarëve me të dhënat. Ndaj të pyes ty Rama si kryeministër me çtë drejtë i ke marrë të dhënat e qytetarëve duke nisur nga numri i identifikimit e me çfarë guxhimi keni vendosur epitete…”, tha Meta.