Meta komenton akuzat e opozitës: Në këto ditë transparenca është e thelbi

22 Prill 2020, 13:02 | Përditesimi i fundit: 2020-04-22 13:03:47

Presidenti Ilir Meta nuk ka zgjedhur që të bëjë komente lidhur me akuzat e opozitës se qeveria ka blere teste me çmim shumë herë më të lartë se tregu. Ai shtoi se në një situatë të tillë pandemie, thelbi është transparenca.

"Lidhur me shqetësime te opozitës, këto kufizime që imponohen për shkak të një pandemie duhet të shërbejmë për të rritur përgjegjshmërinë e menaxhimit të krizës dhe mënyra më e mirë është rritja e transparencës, aq më tepër kemi të bëjmë me një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve, unë mund të apelojë për t'ë rritur transperencën në këtë drejtim", tha Meta.