Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Iliri Meta për kthimin e buxhetit 2021 për rishqyrtim. Edhe pse presidenca theksoi se buxheti nuk ka plan rimëkëmbje, nuk mbështet bizneset, konsumin dhe pandeminë me fonde, deputetët votuan kundër. Ministrja Denaj tha se buxheti ka objektiva të qarta dhe mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike.