Meta kundër rishikimit të kufirit Kosovë-Serbi: Nuk i shërben idesë së themeleve të Europës së bashkuar

6 Korrik 2020, 14:19

Kreu i shtetit shqiptar ripërsëriti edhe njëherë sot qëndrimin se është kundër planit për rishikimin e kufirit Kosovë-Serbi. I pyetur mbi deklaratën e ish-këshilltarit të Trump, Bolton se ideja e shkëmbimit të territoreve ka ardhur nga vetë Prishtina dhe Beogradi, Meta tha se e ardhmja e dy vendeve bashkë me respektimin e të drejtave të minoriteteve është në BE dhe se Ballkani ka nevojë për zgjidhje të vjetra ballkanike. "Vlerësoj se pa u bërë pjesë e deklaratave apo komenteve të diplomatëve apo ish-përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në BE. Është një objektiv i shpallur nga të dyja vendet dhe në BE pa asnjë diskutim cdo ide për ndryshim kufijsh nuk u shërben idesë së themeleve të Europës së bashkuar dhe është e rëndësishme të punohet për aplikimin e standardeve të BE, pasi nuk mund të ketë zgjidhje paqësore dhe europiane duke bërë llogari jo vetëm kufijsh por edhe qytetarësh në radhë të parë. Zgjidhja është që të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, dhe shqiptarë në Serbi të gëzojnë të drejtat si cdo minoritet, kjo është e vetmja zgjidhje paqësore dhe konstruktive dhe europiane. Nuk besoj se Ballkani ka nevojë për zgjidhje të vjetra Ballkanike, që kanë treguar se e shkatërrojnë të ardhmen" tha ai.

I pyetur nëse ka një koment duke qenë se një individ që ka investuar në këtë cështje është ish-këshilltari i Edi Ramës, Toni Blair, a mendon ai se ka qenë i implikuar edhe Edi Rama? "Pavarësisht nga një informacion i tillë, falenderoj Britania e Madhe që ka një qëndrim të qartë për të ardhmen e këtij rajoni, që ta ketë vendin në BE, ku shpresojmë që të rikthehet edhe Britania në të ardhmen.

    No videos found.