Meta letër OSBE-së: Ejani negocioni për të zgjidhur krizën në Shqipëri

26 Korrik 2019, 13:43 | Përditesimi i fundit: 2019-07-26 16:52:43

Presidenti Meta nga Durrësi sulmoi edhe njëherë shumicën, ndërsa kritikoi edhe opozitën. "Besoj që jam shprehur qartë. Na shqetëson shumë ky teatri i madh politik, që kërcënon që Shqipërinë të thërrmojë cdo mundësi për të çelur negociatat në tetor. Prandaj u bëj thirrje që ti japin fund dhe të marrin masa për zgjedhjet vendore në 13 Tetor. Qytetarët kanë nevojë të kenë qetësi dhe zgjedhje legjitime. Nuk kemi kohë, jo vetëm për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj situate.

Sot kemi një parlament që nuk jep llogari para askujt, një shumicë që kontrollon gjithcka, një situatë kaotike në të gjitha drejtimet, përgjegjësi e të gjitha palëve, asnjë nuk mund të shfajësohet, opozita ka pasur mundësi për për të parandaluar shumë nga këto marrëzitë e kapjes së institucioneve. Shqipëria nuk mund të ecë në dy rrugë që nuk takohen me njëra tjetrën; rruga e kapjes së institucioneve dhe delegjitimimit të të gjitha institucioneve" tha Meta.