Meta letër Ruçit: Nga e hëna pres të takohemi për procesin e ngritjes së Kushtetueses

26 Qershor 2020, 12:47 | Përditesimi i fundit: 2020-06-26 17:03:08

TIRANE-Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër sot kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit në lidhje me procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

"Sot i kemi përcjellë shkresën kryetarit të Kuvendit për të zhvilluar një takim sa më parë të ketë mundësi nga e hëna që vjen. Ju do të thoni pse nga e hëna? Sepse sot kemi të përkthyer në mënyrë të certifikuar dhe zyrtare raportin e Komisionit të Venecias.