Meta: Letrën nuk e çova të bllokoj integrimin, por t'i sqaroj KE-së kush e ka fajin për ngërçin në Kushtetuese

6 Mars 2020, 12:47

Presidenti Ilir Meta tha se letra dërguar komisionerit për Zgjerimin nuk ishte për t'u bërë e ditur publikisht, por për të ndihmuar Komisionin Europian sipas tij, në korrigjimin e një fraze për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Meta tha se qëllimi i tij nuk ishte bllokimi i negociatave, duke cituar çfarë i kishte shkruar eurokomisionerit, se "mbetej shpresëplotë që vendet e BE do e vlerësonin rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave", tha Meta. Ai tha se letra ishte për të sqaruar që mosmarrëveshja në Gjykatën Kushtetuese është krijuar nga interpretimi i ndryshëm që mazhoranca i bën kushtetutës duke kërkuar të kapë edhe këtë institucion, dhe jo si rezultat i interpretimit të presidentit.