Meta lexon sms e Rames: Pas mbarimit te mandatit nuk do të gjesh më gjurmë LSI-je

2 Korrik 2019, 13:31

Presidenti Ilir Meta gjatë deklaratës së tij ka sjellë edhe njëherë në vëmendje vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Meta tha se asokohe kreu i qeverisë i ka dërguar një mesazh, duke bërë publik edhe përmbajtjen e tij.

"Thotë ai që unë jam koka e shtabit të opozitës. Shqiptarët ta dinë se po të isha këtu opozita nuk do i digjte mandatet. Unë isha në Gjermani. Shpirti im e di, jo i Monikës, çfarë kam hequr për të shpëtuar LSI nga 17 maji.

MesazhiLulit i kam shkruar në fund të 2017 se pas zgjedhjeve lokale nuk do hetë më kryetar partie ndërsa ty po të them se kur të mbarosh mandatin nuk do gjesh më gjurmë LSI-je.

Mua kur nuk më erdhi keq për PS që i dhashë vitet më të mira, nuk më vjen keq për LSI se e kam bërë për t'i dhënë një mundësi të rinjve të bëjnë një gjë më të mirë për Shgqipërinë. Qëllimi im është që të mos e lejoj Edin dhe ata që të mos lënë asnjë gjurmë LSI. Pas këtij mesazhi kam thënë opozita të bëjë një hap pas, qeveria 2

Opozita bëri hapin e gabuar dhe ky tha nuk i dorëzojnë mandatet, nxitoi për t'i zëvendësuar në mënyrërën më të paligjshme. Ky thotë se këta kanë frikë nga drejtësia ndërsa vetë nuk ka frikë se është drejtësia vetë", tha Meta.

  •  

    No videos found.