Meta - Manjës: Anulova zgjedhjet me një kandidat! Kushtetuta nuk ma ndalon

9 Shtator 2019, 13:44

Presidenti IlIR Meta deklaroi se anulimi i datës 30 qershor nuk i conte askujt të drejtën për të zgjedhur.  Ai tha se OSBE/ ODHIR nuk përcakton zgjedhje me një kandidat.

Ulsi Manja- Duke dëgjuar dëshminë tuaj në komision por edhe përgjigjet që i dhatë kolegëve kam dhe unë disa pyetje. Në fillim fola duke thënë se kushtetuta ka përgjigje për të gjitha shqetësimet që mund të lindin në një republikë parlamentare si e jona? Ky ka qenë vullneti dhe marrëveshja shoqërore. Ju kopetencën tuaj për caktimin e datës së zgjedhjeve e konsideroni një të drejtë tuajën për të vendosur për sovranitetin e popullit apo detyrim tuajin?

Ilir Meta- Për të garantuar të drejtën e zgjedhjes unë mora këtë akt me dëshirën për të caktuar sa më shpejt një datë tjetër

Ulsi Manja -Ju i referuat disa herë gjykatës së Strasburgut dhe rastit të Bullgarisë. Unë kam një pyetje, a mendoni se abstunaut nga roli juaj si president i Republikës

Ilir Meta- Unë nuk i kam mohuar askujt të drejtën e zgjedhjes. Kam shfuqziuar 30 qershorin me qëllimin për të caktuar një datë të re për zgjedhje të lira dhe të fshehta. Autoriteti i zgjedhjeve vendore anuloi dhe delegacionin pasi zgjedhjet ishin me një kandidat. Zgjedhjet me një kandidat nuk janë të fshehta. Gjyakata Ndërkombëtare e ka bërë shumë të qartë se çdo të thotë zgjedhje dhe votime. Përveç të drejtës dhe problemeve të sigurisë, është fakti se Shqipëria ka një moment historik. Vitin tjetër do kryesojë OSBE dhe kjo kërkon standardin e zgjedhjeve.

Ulsi Manja -Kur ju nxorët dekretin mbi të cilën anuluat 30 qershorin iu drejtuat Kuvendit me një letër të gjatë. Nuk caktuat datë të re zgjedhjes ku mes tyre thonit se duke marrë përgjegjësinë kushtetuese, si kreu i shtetit i shërbej paqes dhe unitetit kombëtar. A mendoni se tejkalimi i afateve të përcaktuara në kushtetutë është mbrojtjta e duhur që i bëhet parimit të saj?

Nuk ka afat në kushtetutë për këtë cështje. Në kodin zgjedhor ku kemi afat kemi njëkohësisht edhe një konstatim të raportit të OSBE/ODIHR që kodi nuk parashikon zgjedhje pa kundërshtarë. Parimet kushtetuese prevalojnë mbi gjithcka tjetër. Nuk caktova datë arbitrare, isha në kushtet e emergjencës për të bërë publik vendimin para manifesimit të opozitës për të krijuar situatë reflektuese për të dyja palët dhe kam nisur menjëherë diskutimet me forcat politike që shprehën vullnetin që të caktonim një datë. Sa i takon 13 tetorit, e kam bërë të qartë, në mënyrë që të garantohet gjithëpërfshirja që askush të mos justifikohej për të cënuar zgjedhje të tilla.