Presidenti Ilir Meta i cilësoi si të turpshme deklaratat nga radhët e shumicës për emërimin e Marsida Xahferllarit. Ai tha se Xhaferllari ishte kandidatja me CV-në më të mirë, ndërsa sulmoi kryetarin e KED-së dhe Arta Markun që e vlerësuan me zero pikë lidhur me integritetin moral dhe etik.
"Unë nuk jam këtu për t'u marrë me thashetheme të turpshme, që u takojnë vetëm njerëzve që nuk kanë asnjë lloj dinjiteti, besoj se veprimet e mia ishin të përgjegjshme. Ju përmendët një emër është emri me CV-në me të shkëlqyer që ka sjellë KED, një person i diskriminuar. Një person që nga dy persona të shfaqur tërësisht politik nga KED ka pasur vlerësimin zero.
Ndërkohë që ka pasur vlerësim të shkëlqyer për karrierën dhe shkollimin. Emri i personit nuk ka rëndësi, por procesi. Presidenti ishte i detyruar të zgjidhte mes dy kandidatëve, ndërkohë që duhet të ishin tre. Presidenti zgjodhi atë që ishte më i mirë, përsa i përket renditjes dy anëtarë të KED që dihen për anësinë e tyre ekstreme politike e vlerësuan me zero, i karakterit politik dhe diskriminues, pasi përvoja ishte më e plotë se cdo kandidat që ishte në atë listë".