Meta 'mburret' me kampionin e boksit, pas triumfit në Gjermani, mbështetje të protestës së 2 Marsit

1 Mars 2020, 09:47

Kampioni i Europës, Christian Demaj, i cili triumfoi dje në Gjermani, apelon në mbështetje të tubimit të thirrur nga Ilir Meta. Kreu i shtetit ka publikuar videon e Demajt, i cili u bën thirrje të gjithë sportistëve të marrin pjesë në këtë manifestim.

“I lumtur që edhe Kampioni i Europës, Christian Demaj, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më  mars.Edhe pse ka lindur dhe jeton  në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi. Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor!”– shkruan Meta