Meta mobilizon edhe të birin në mbrojtje të FRD-së, bashkë dhe me militantë të tjerë të LSI mblidhen te FRD

12 Mars 2021, 16:05

Pak orë pas përplasjes së presidentit Ilir Meta me efektivët e policisë bashkiake, të cilët i nxori jashtë nga zyra e FRD-së, para ambienteve të kësaj selie ka mbërritur edhe djali i presidentit.

Djali i presidentit, Besjan Meta, është parë së bashku me disa simpatizantë të LSI-së para selisë së FRD-së, duke mbështetur siç duket edhe kauzën e kreut të shtetit, por edhe të mamasë së tij.

Siç duket Presidenti Meta ka vendosur që të mobilizojë jo vetëm ish partinë e tij, të cilën aktualisht e drejton bashkëshortja e tij Kryemadhi, por edhe familjen në mbrojtje të FRD-së.