Meta në Berat: Edukimi cilësor, qytetar është domosdoshmëri, mësuesit të kryejne me devocion misionin e tyre

6 Dhjetor 2018, 15:17

President i Republikës, Ilir Meta ishte këtë të enje në Berat ku ka qenë i pranishëm në ceremoninë e vlerësimt të mësuesit të shquar, Shkëlqim Gjergji  me titullin “Nderi i Qytetit” (pas vdekjes) nga Bashkia e Beratit, që u zhvillua në bibliotekën e qytetit.

Teksa ka përshëndetur ceremoninë e nderimit të figurës së organizuar nga Bashkia e Beratit, President Meta u shpreh se vjen vetë nga një familje mësuesish dhe gjithmonë duhet vleresuar sakrifica e mësuesve që kanë kontribuar në edukimin e brezave. 

"Unë jam vetë fëmijë mësuesish dhe babai im gjithashtu ka mbaruar shkollën Pedagogjike të Beratit.Të gjithë kemi nostalgji për atë vend që ka patur mësuesi në jetën tonë dhe të çdo familjeje në të kaluarën, por edhe në komunitet dhe në shoqëri.Vlerësim maksimal për misionin por edhe sakrificën e pasionin e mësuesve, edukatorëve, drejtuesve në fushën e arsimit, siç është dhe rasti i zotit Shkëlqim Gjergjani, të cilin ju sot po e nderoni", u shpreh Presidenti Meta.