Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se në Korçë u janë vjedhur identitete i shqiptarëve për shtetas maqedonas me rekorde kriminale, janë pajisur dhe me pasaportë, mund të përdoren në zgjedhje. Ai tha se kjo çështje do të hetohet dhe se kushdo që falsifikon dhe të prek votën do të ketë vendin e burg.
"Në Korcë në disa Bashki të banuara nga maqedonasit, shtetas me rekorde kriminale janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi jo me të dhënat e tyre, por me të dhëna të tjera që nuk kanë probleme me ligjin. Shtetas të huaj, pas pajisjes kanë vijuar me ndjekjen e procedurave dhe në Maqedoninë e Veriut dhe kanë vijuar lëvizjen e lirë. Nga ajo që është bërë publike, Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut. Përpara zgjedhjeve kam shqetësimin se krimi zgjedhor në Shqipëri ka bashkëpuno dhe autorë të niveleve më të larta dhe votimi i një personi disa herë me ID të vjedhura duke votuar edhe në emër t emigrantëve që nuk vijnë në Shqipëri. U bëjë thirrje të gjithë nëpunësve dhe zyrtarëve të shtetit të kenë kujdes dhe të mos u shkojnë në mendje të shkojnë në qendrat e votimit me ID të rreme apo të vjedhura duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë. Kushdo që do guxojë do mbajë përgjegjësi guxon. Këto veprimtari të paligjshme cenojnë integritetin e zgjedhjeve. Një vend pune nuk vlen kurrë sa e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e saj europaine. Kush falsifikon dhe të prek votën do të ketë vendin e burg, të mos ndihen të intimiduar, presidenti është në monitorim të detyrës se si reagojnë institucionet shtetërore", tha Meta.
