Meta në krah të Grida Dumës në Kavajë, kërcënon Ramën: Thirri mendjes, të jetë gjaku i fundit

19 Prill 2021, 23:32 | Përditesimi i fundit: 2021-04-19 23:39:17

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë thirrje nga Kavaja kryeministrit Edi Rama të reflektojë dhe të rrëfehet tek SPAK. Krah tij ishte dhe kandidatja e PD Grida Duma.

“Thirri mendjes para se të jetë votë, boll e shkele Kodin, ti dhunove marrëveshjen e 5 qershorit, mos kujto se Kavaja tremben. Ju përshëndes për fushatën e qetë dhe civile dhe vazhdoni në këtë mënyrë, ftoj qytetarët e Kavajës që të ruajnë qetësinë, Policia t’i lërë motivet e dobëta, Ardi Veliu lëri motivet e dobëta, është serioze tani nuk ka shaka, dhe ata që janë në kërkim mos i lërni që të bredhin se do ketë veprime spektakolare që nuk ua pret mendja, ka cuna problematik, po kur të bëhet populli dhe presidenti problematik. Reflekto dhe shko te SPAK dhe rrëfeu, ruajnei qetësinë”, tha Meta.