Meta në takim me ambasadorin e ri të Meksikës në Shqipëri: Liberalizoni vizat për shqiptarët

12 Mars 2021, 10:59
  1. Presidenti Ilir Meta mëngjesin e sotëm ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri, Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

    Meta përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, shkruan se gjatë takimit ka shprehur interesin e tij për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, në turizëm, kulturë dhe fusha të tjera.