Meta nga Korça shmang përgjigjen për skandalin me nënshtetësinë

23 Tetor 2020, 20:29

KORÇË- Të hënën e paralajmëruar ekskluzivisht për skandalin e nënshtetësisë, Presidenti Ilir Meta e shmangu duke mos e cekur këtë temë.

Paralajmërimi i zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, ishte se çdo e hënë dhe e premte, do i dedikohej konferencave shteruese ndaj cdo pyetje të gazetarëve për dhënien e nënshtetësive me procedurë të përshpejtuar, në limitet e ligjit të ri, por as këtë fundjavë dicka e tillë nuk ndodhi.

Presidenti Ilir Meta zgjodhi ta shmangte pa zë këtë konferencë të paralajmëruar duke zgjedhur të bëjë një vizitë në Korcës. Por teksa jashtë aktivitetit, iu përgjigj gjërë e gjatë gazetarëve për aktin e tij të fundit, kthimin për rishqyrtim në kuvend të ndryshimeve në kodin zgjedhor, skandalin e nënshtetësive që Report Tv e pyeti, e shmangi dukshëm, duke mos dhënë asnjë argument për mbi 400 nënshtetësi me procedurë të veçantë me iniciativë të tijën dhe 900 me procedurë të zakonshme.

Meta shmangu përgjigjen se cilat ishin kriteret që përdori për të vendosur kaq shumë procedura të përshpejtuara edhe pse nuk kaluan nga Ministria e Brendshme për kontroll të sigurisë.