Meta nxjerr letrën e Ambasadës tonë në Athinë drejtuar autoriteteve në 5 gusht: Vuajtje çnjerëzore se Rama po pushon për shtatë palë qejfe

17 Gusht 2020, 17:21

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, në vijimësi të akuzave të tij, ka publikuar një e-mail, sipas së cilit tregon se ambasada shqiptare në Greqi i ka paralajmëruar autoritetet shqiptare për masa e marra nga shteti fqinj.

E-maili mban datën 5 gusht, dhe sipas Metës pavarësisht këtij informacioni, autoritet shqiptare nuk janë mobilizuar me qëllim që të parandalonin kaosin në Kakavijë. Ai nuk i kursen edhe ironitë për kryeministrit Edi Rama.

"Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre!  Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, Rama. Edhe njëherë ndjesë të gjithë bashkëqytetarëve tanë, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe", tha Meta.

    No videos found.