Meta nxjerr sms e biznesmenit: E kërcënonin me gjoba se postoi në FB foton e Kryemadhit

19 Prill 2021, 18:34 | Përditesimi i fundit: 2021-04-19 19:06:23

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka sjellë prova të cilat sipas tij vërtetojnë se si patronazhistët, kanë kërcënuar me gjoba pronarë biznesesh që nuk janë mbështetës të Partisë Socialistë. Meta ka shkuar deri aty duke thënë se patronazhistët”, i kanë ngacmuar vajzën e vogël, duke e ditur që ajo është pika e tij e dobët. Meta tha se asaj i vijnë mesazhe të ndryshme “ ku i shkruajnë se babai i saj pi shumë”, se “babai i saj ka ngacmuar gruan e Damian Gjiknurin”. Kjo sipas Metës është një kambanë alarmi se si të gjithë shqiptarët janë në survejim qoftë nga postimet e tyre në rrjetet sociale.

“Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël dhe i kishin çuar një lajm sikur unë kisha sulmuar gocën e zotit Damian  dhe ajo më thotë “mos pi më, mos u merr me gruan e tjetrit”, dhe i kishin çuar lajmin “ta marr vesh Damiani me Gruan e tij”, unë thashë me “Gurunë”, se unë nuk jam mësuar të merrem me gratë e tjerëve apo shokët, i çojnë gocës lajme “thuaj babit të qetësohet, të ruajë figurën e presidentit”, tha Meta.

Kjo deklaratë vjen pas denoncimit të një rasti nga një qytetar, i cili thotë se ka në pronësi një agjenci turistike. Sipas tij, ai ishte vendosur në lupën e patronazhistëve, pasi kishte publikuar disa foto në rrjete sociale Facebook të kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe se kishte zhvilluar një takim më presidentin Ilir Meta, për të kërkuar lehtësira gjatë pandemisë. Në këtë denoncim, Meta dhe Erion Mane përfshijë edhe drejtirin e DPRRTSH, teksa ka publikuar bisedat në ËhatsApp, me këtë të fundit. Qytetari pretendon se Gonxhe ishte4 gati që t’i zgjidhte shqetësimin për gjobat e padrejta që kishte marrë, por më pas patronazhishtët i kishin dërguar foto që ai është me LSI-së, e për pasojë Gonxhe i bëri bllok në celular. 

Meta tha se takimi i tij me Manen ka qenë në fillim të pandemisë si përfaqësues i bizneseve të prekura nga COVID-19e, megjithatë, ky nuk rezulton një fakt i vërtetë, pasi siç shihet në rrjetet sociale, Mane ka publikuar që në 2010 një foto me Ilir Metën teksa ishin në një festë dhe duken shumë të afërt më njeri-tjetrin.