Meta: Patronazhistët janë futur në jetën private, po rrezikojnë votën e lirë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve

19 Prill 2021, 13:48

Presidenti ilir Meta ka bërë thirrje prokurorëve që të hetojnë patronazhistët që po dhunojnë të dhënat personale me urdhër të Ramës, të cilin e quan  kryeministër në detyrë dhe se kjo po cenon votën e lirë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve.

"Nga kryeministri në detyrë Edi Rama dhe drejtuesit të agjencisë kombëtare të sigurisë së informacionit, iu drejtohem prokurorëve, duhet të merrni në pyetje të gjithë patronazhistët tuaj dhe që ju survejojnë, të zbardhet e gjithë e vërtet, pasi të dhënat personale dhe jeta private , të drejtat dhe interesat e shqiptarëve janë në një rrezik madhor dhe vota e lirë dhe e ndershme dhe legjitimiteti i zgjedhjeve", tha Meta.