Presidenti-Ramës: Atij zotërisë i them, thuaji popullit që je marr peng dhe vazhdo punën tënde

19 Tetor 2020, 14:23 | Përditesimi i fundit: 2020-10-19 15:04:17

Presidenti Ilir Meta hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, që e cilëson si një njeri që nuk do integrimin në BE, teksa i thotë që duhet të bëjë minimumi atë që ka bërë presidenti i parë i Bosnje Hercegovinës, Alija Izebegoviç.

"Atij Zotërisë i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, sepse këtë popull nuk e merr askush më peng në këtë qiell dhe në këtë tokë", tha Meta.