Presidenti Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë por e ka kaluar në heshtje Buxhetin Faktik të 2019. Në një një argumentim prej 10 faqesh Kreu i Shtetit thotë se do ta lë në heshtje këtë ligj, por u kërkoi insitucioneve të marrin masa për të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë në nivel financiar për vendin.
Në një deklaratë, zyra e shtypit të Presidentit thotë se Presidenti i Republikës ka vlerësuar ta lërë në heshtje këtë ligj, por duke kërkuar vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për të marrë masa, për të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë në nivel financiar për vendin.
Meta vë në dijeni edhe qytetarët mbi disa problematika të theksuara, që lidhen me planifikimin dhe zbatimin buxhetor. Sipas Metës mosrealizim të lartë kanë treguar të ardhurat nga ndihmat, që janë realizuar në masën 8,811 milionë lekë kundrejt 15,500 milionë lekëve të planifikuara, ose 56.8 % ndaj planit. Niveli më i lartë i deficitit buxhetor, sipas presidencës është në shkelje të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë për vitin 2019”.
“Raporti i buxhetit faktik tregon mosrealizimin e treguesve fiskalë të buxhetit të vitit 2019, për shkak të mungesës në vazhdimësi të një planifikimi joreal të të ardhurave publike dhe, për rrjedhojë, edhe të shpenzimeve buxhetore.”
Presidenti Meta evidenton edhe faktin se ka patur raportime të ndryshme të nivelit të deficitit buxhetor, të detyrimeve të prapambetura dhe të borxhit publik, ndërmjet buxhetit faktik dhe raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Stoku i detyrimeve të prapambetura, i raportuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në fund të vitit 2019, në shumën 17,279 milionë lekë, rezulton jo i plotë dhe i saktë, pasi konstatohen diferenca në raportimet e pagesave për detyrimet e prapambetura, vijon më tej presidenca arsyetimin.
Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 16 nëntor 2020, ka miratuar ligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2019”. "Nuk raportohet mbi gjetjet e KLSH-së në lidhje me dëmet e shkaktuara në buxhetin e shtetit dhe efektshmërinë e kompanive publike”
