Meta për zgjidhjen e krizës: Më 13 tetor zgjedhje vendore, të përgjithshme dhe për Presidentin

2 Korrik 2019, 12:01

Presidenti Ilir Meta tha se 13 tetori nuk do të jetë datë vetëm për zgjedhjet vendore. 13 tetori do të jetë datë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, por edhe për të bërë zgjedhjet për presidentin. Ai tha se ky është propozimi i tij për zgjidhjen e krizës politike që vijon edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve vendore më 30 qershor.

Ai tha se do të kandidojë sërish për postin e presidentit në këto zgjedhje të 13 tetorit që ai propozon, dhe thotë se kryeministri Edi Rama mund të vë cilin kandidat të dëshirojë. "Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë", tha Meta në një konferencë për mediat.

"Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe vendore dhe unë garoj për president. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë që shqiptarët të mos shkojnë sërish të futen nëpër ambasada. Boll e zbrazëm Shqipërinë. Do ta bëjmë një vend europian, një vend ku askush nuk dhunon ligjin dhe institucionet. Kjo është zgjidhja që unë jap dhe nuk është turp as për mua nëse populli nuk më voton. Kjo është rruga e zgjidhjes së krizave. Nëse ka ndonjë propozim për kandidat pë president Edi Rama ta bëjë. Asnjë propozim që dhunon të drejtën nuk e pranoj. Të mos tallet askush me kushtetutën tonë. U tallën njëherë në 2008", tha Meta.

    No videos found.