Meta - Ramës: Ofendove Dëshmorët! 3 milion Ilirë gati, kur do përballesh me mua o trendi buburrec?

13 Tetor 2020, 20:16

Presidenti Ilir Meta, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, i cili sot në konferencë teksa po shpjegonte trëndafilin në maskën e tij tha se presidenti mund të vendosë Vojo Kushin. Presidenti shkruan se Rama ka guxuar sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut.

"Esati i Rilindjes, zëdhënësi i armiqve të Kombit Shqiptar, guxoi sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut, familjarët e tyre, veteranët dhe të gjithë shqiptarët që nderojnë dhe krenohen me vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Esati i Rilindjes, pengu i armiqve më të egër të Kombit Shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëve për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun", shkruan Rama.

Teksa shkruan se Rama sot ka fyer simbolin e PS, Meta i përsërit ftesën për përballje në një studio televizive, duke shtuar se mezi e pret. Numërimi mbrapsht ka filluar thotë Meta, duke shtuar se në zgedhje ka gati do të ketë tre milion Ilirië.

Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave.

Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhe Sektin pa nder, pa vlera e pa Atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe  nuk do ndalet. Tre milion Ilirë në 25 prill i ka gati. Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua?  Mezi po të pres", tha Meta.