Tjetër krizë maxharoncë-presidencë. Presidenti Ilir Meta ka refuzuar propozimin për emërimin e Gent Cakajt ministër të Jashtëm në vend të Ditmir Bushatit. Dekreti prej pesë faqesh i është kthyer kryeministrit Edi Rama për rishqyrtim këtë të enjte. Kreu i shtetit rendit arsyet e kthimit të dekretit duke theksuar se Cakaj nuk ka përvojë politike dhe diplomatike si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës si dhe ka cenuar informacionin e klasifikuar gjatë ushtrimit të detyrës si zv/ministër i Jashtëm pa u pajisur më parë me certifikatë sigurie.
"Profili i z.Gent Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zv/ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, z.Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme", thuhet në arsyetimin e Metës.
Madje kreu i shtetit shkon edhe më tej kur citon fraza të qëndrimeve të Cakajt lidhur me debatin e kufijve të Kosovës. "... Tani te korrigjimi i kufijve semantikisht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje. Evolluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor", përfundon citimi i Cakajt nga Presidenca.
Presidenti Meta i konsideron këto deklarata të rrezikshme dhe me pasojë të paparashikueshme në rajon dhe më gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshtim të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Europian. "Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend nëtar i NATO-s dhe minon besueshmërin e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon".
Gjithashtu, Meta shton se Cakaj ka vënë në rrezik edhe sekretin shtetëror pasi nuk ka pasur certifikatë sigurie. Siç konstaton kreu i shtetit, Cakaj është pajisur me certifikatë sigurie në datën 4 janar, një ditë pasi kishte aplikuar. Sipas Metës, mospajisja e Cakajt me certifikatë sigurie gjatë kohës kur ushtronte detyrën e zv/ministrit të Jashtëm, ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar.
"Z.Cakaj, me mosplotësimin e formultarit të aplikimit dhe mospajisjen me certikatat përkatëse të Sigurisë për periudhën 7 qershor 2018 deri në 3 janar 2019, jo vetëm që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar sekret shtetërore apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tejtër ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor.
Gjithashtu me mosplotësimin e formularit të sigurisë nëkohën e kërkuar, ai ka penguar verifikimin e sigurisë për këtë periudhë, pasi sipsa nenit 12 të Rregullores së Sigurimit të personelit, miratuar me VKM nr.188, datë 04.03.2015, ku parashikohet se verifikimi i sigurisë fillon vetëm pasi individi aplikues ka pranuar dhe ka dhënë pëlqimin em shkrim, pavarësisht se funksioni dhe detyra që ai ka ushtruar e kishte të domosdoshme dhe të detyrueshme nevojën për njohje me informacion të klasifikuar.
Nga informacioni zyrtar i administruar nga MEPJ, nga DSIK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese rezulton se z.Gent Cakaj, për një periudhë të vazhdueshme prej 7 muajsh ka neglizhuar qartësisht zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi. Sipas konfirmimit shkresor të MEPK dhe DSIK, z.Gent Cakaj ka plotësuar formularin e aplikimit vetëm më datë 03 janar 2019 (3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si Ministër të MEPJ", thekson Meta.
Mirëpo argumentet e Metës për kryeministrin Edi Rama nuk qëndrojnë dhe janë skandaloze dhe të turpshme për institucionin e Presidencës. Në një reagim pas vendimit të kreut të shtetit, Rama u shpreh se vendimi i Metës është antikushtetues