Meta rëndon fjalorin ndaj ambasadorëve: Disa janë palaço! Muçi kishte presione nga shumica, tani referendum

21 Nëntor 2019, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2019-11-21 14:52:43

"Jam me deklaratën e Blushit tim, zero surprizë nga vettingu u partisë, që u shpall edhe para pak ditësh nga zv/ kryeministri për Mucin, nuk jam i habitur, se ka pasur presione politike që ditën e parë që hyri në zyrë për të penguar Xhaferllarin për të ushtruar detyrën e saj. Presionet i ka pasur nga shumica. Nuk besoj se keni harruar edhe deklaratën e Xhafajt, që i bëri presion dhe shantazh Vitore Tushës. Rama bllokoi Kushtetuesen me disa palaço ndërkombëtar.  

SHBA janë si yll si shpirt se me ata i kemi bërë Kushtetutën. Presidenti është në kushtetutë dhe jo në rregulloren e ndonjë ambasade. Prandaj i kam ftuar të vijnë me ekspertët e tyre dhe t'u tregoj kushtetutën e Shqipërisë. Ka vetëm një zgjidhje për Ramën dhe disa palaco ndërkombëtar, referendumi. Edhe diplomatët të dalin me Ramën. Duhet të marrim në dorë sovranitetin e vendit. Prandaj larg duart nga gjykata kushtetuese. Hipokritët që duan të cojë këto akte në Venecia, ata janë hipokrite, pasi duhet të conin zgjedhjen e Arta Markut, tani duan të shpëtojnë Dvoranin, pasi ka pasur garanci edhe nga disa ndërkombëtarë për të përdhunuar procesin. Zgjidhja është referendumi për të vendosur." tha ai.