Meta shijon thyerjen e karantinës në malin e Shelegurit: Përshëndetje nga piramida e 17 e Shqipërisë

1 Maj 2020, 17:38

Presidenti Meta nuk ndalon së thyeri karantinën dhe kësaj rradhe ka shijuar ngjitjen në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë. Përmes postimit ai i ka përshëndetur të gjithë nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë."Përshëndetje nga piramida e 17 e Shqipërisë, por pa arratisje!", ka thënë Meta, duke pasur një peisazh të mrekullueshëm prapa vetes. Kujtojmë se mali i Shelegurit ka shëbyer si pikë kalimi për shumë shqiptarë që donin të iknin ilegalisht nga Shqipëria drejt vendit fqinj, Greqisë.