Meta 'shmang' Dvoranin: Të nderojmë ata që kontribuan për lirinë e Shqipërisë

5 Maj 2020, 10:34

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka pranuar të flasë për kreun e KED, Ardian Dvorani. Në komunikimin për gazetarët nga varrezat e Dëshmorëve, Kreu i Shtetit u ndal tek kontributi që kanë dhënë dëshmorët e Atdheut.

"Sot është dita e dëshmorëve, është dita e nderimit tonë për ata që kanë dhënë jetën dhe gjithçka për vendin tonë, kështu që është një ditë për të shprehur jo vetëm përulësi ndaj veprës së tyre, por edhe për të përshëndetur familjarët dhe pasardhërist e tyre.  Është një ditë për tu angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike të realizohet plotësisht", u shpreh Presidenti Meta, kur u pyet për çështjen e kreut të KED, Ardian Dvorani.

  •  

    No videos found.