Presidenti Ilir Meta foli gjatë konferencës për media për një strukturë të organizuar që e quajti PPPd kundër interesave të vendit me në krye kryeministrin Edi Rama.
Sqaroi para gazetarëve se çfarë kuptimi ka secila nga gërmat. Në mesin e tyre janë edhe ndërkombëtarët, ku Meta i sulmoi duke thënë se disa punojnë për interesa të kryeministrit Rama.
"Politikanët
Propaganda
Policia (Rrugët policeske që ndiqen për të shantazhuar sipërmarrës, gazetarë, opozitarë, qytetarë(
Diplomatët që kanë braktisur parimet perëndimore dhe raportojnë sipas qejfit të Ramës"