Meta sulmon Donald Lu dhe Vlahutin: U puthën në buzë...pastaj njëri në Taxhikistan, tjetri në pension

24 Shkurt 2020, 22:04

Presidenti Ilir Meta sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv sulmoi ish-ambasadorët e SHBA dhe BE-së që kanë qenë në Shqipëri kur u miratuan ndryshimet Kushtetuese për Reformën në Drejtësi në korrik të 2016, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Kur u pyet nëse pret zgjidhje të krizës aktuale politike nga ndërkombëtarët, ai tha se nuk 'pres zgjidhje nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension'. Donald Lu pas përfundimit të mandatit në Shqipëri u emërua ambasador në Kirgistan.