Meta sulmon edhe ndërkombëtarët: Diplomatë të korruptuar! S'ngeli budalla pa e kuptuar

13 Nëntor 2019, 21:31

"Shqetësimet kundër KED-së nuk i kemi bërë publike se nuk kemi dashur ta dëmtojmë më shumë këtë proces sesa e bllokuan ata që e lanë qëllimisht 2 vjet pa Gjykatë Kushtetuese, bllokuan dy KED në mënyrë që të gjenin një kryetar KED që bën këto lojëra e filma e nuk ka ngelur më budalla pa i kuptuar përveç të korruptuarve shqiptarë e ndërkombëtarë. Ua kam thënë edhe disa diplomatëve të korruptuar, ne kemi bërë një marrëveshje që asnjë ditë Shqipëria nuk do të mbetet pa gjykatë funksionale" tha ai.