Meta 'sulmon' Euralius-in për drejtësinë dhe tregon pse nuk mund të ulë në tryezë Ramën dhe Bashën

22 Maj 2019, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2019-05-22 15:09:13

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka sulmuar Euralius-in, që është misioni i ekspertëve të BE-së në Shqipëri, ndërsa ka folur edhe për krizën politike në vend."Ne do të flasim për sukseset e mëdha të reformës në drejtësi. I jam shmangur publikisht. Por po bëhen tre vite i miratimit të reformës në drejtësi, mund të them që nëse do të ishte vërtetë një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë dhe presion, por me standarde, nëse duhet me emra asnjëherë nuk është e qëndrueshme, por forma të reja për kapjen e institucioneve. Të vijmë te rasti i Gjykatës Kushtetuese se nuk mund të jem i qetë pa e nxjerrë këtë merak. Dy herë janë hedhur shortet e KED-së në 2016 dhe 2017, që është institucioni kryesor. Kam bërë përpjekje të mëdha që gjithcka të bëhet sipas Kushtetutës. Herën e dytë si President, një papërgjegjshmëri totale dhe nga ndërkombëtarët.Presidenti Ilir Meta u shpreh se vendi ndodhet në një krizë serioze politike, por u dha përgjigje të gjithë atyre që thonë se përse kreu i shtetit nuk i ul Ramën dhe Bashën në tryezë për të zgjidhur ngërçin. "Kemi krizë serioze në Shqipëri që nuk mund t'i shmangemi, duhet të sillemi me përgjegjësi, jemi vend i NATO-s, kemi detyrim të garantojmë sigurinë dhe si një vend që dëshiron të çelë negociatat. Pasi vendi pësoi 1997 u bë një Kushtetutë e jashtëzakonshme.

Në vitin 2008 për dy ditë ia hoqëm të gjitha vidat Kushtetutës dhe kaluan nga sistemi parlamentar te sistemi i mbyllur partiak. Kjo është e vërteta për situatën që kemi sot. Dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet, por sistemi ka qenë jo funksional edhe kur kanë qenë ata. Po dëgjoj njerëz duke thënë se çfarë bën Presidenti? Unë kamë bërë atë që më takon. Presidenti nuk mund të ulë disa persona që thonë nuk ulem me këtë se është kryeministër ndërsa tjetri thotë se 30 qershori do të jetë sukses
" tha Meta.