Meta takon presidenten kroate: Të zhgënjyer për vendimin e Këshillit Europian!

29 Tetor 2019, 17:03

KROACI- Presidenti i Republikës, Ilir Meta nisi sot vizitën e Tij shtetërore dy ditore në Kroaci, ku u prit Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović. Pas ceremonisë zyrtare së mirëseardhjes, Presidenti Meta zhvilloi një takim me Presidenten Grabar-Kitarović dhe më tej, kryesuan bisedimet zyrtare mes delegacioneve respektive. 

Në përfundim të takimeve zyrtare Presidenti Meta dhe Presidentja Grabar-Kitarović dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.Gjatë fjalës së tij Meta tha se ndihet i zhgënjyer nga vendimi i Bashkimit Europian për shtyrjen e negociatave. Meta tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të trefishojnë përpjekjet në mënyrë të që të kenë një vendim pozitiv së afërmi.