Meta thirrje qytetarëve: Kufizimet mos i shihni si privim, çdo sjellje e pakujdeshme mund të jetë fatale! S'kemi nevojë për eksperimente

21 Mars 2020, 10:26

TIRANË - Presidenti Ilir Meta tha se kufizimet e vendosura janë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe se askush nuk duhet ta shohë si një privim. Kreu i shtetit tha se nuk duhet bërë asnjë eksperiment duke hequr paralele me situatën e rëndë në Italinë fqinje ku numri i vdekje kalon me qindra në ditë.