Meta thyen karantinën, uron mëngjesin i lumtur nga vendlindja e tij

26 Prill 2020, 10:06

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të dielë ka lënë zyrën dhe shtëpinë për të udhëtuar drejt vendlindjes së tij. Edhe pse në periudhë pandemie dhe izolimi ku për të lëvizur duhet një arsye e fortë, Meta ka mundur të udhëtojë në Çepan, në vendlindjen e tij ku duket shumë i lumtur.

Përveç një video që tregon natyrën, Meta shkruan: "Nga vendlindja ime, Çepani, ju uroj të gjithëve një të diel të mbarë!"