“Meta t’i presë dorën Monikës, u kap duke blerë votën, Luli ka hap thesin”, analiza e qytetarit

11 Prill 2021, 10:56 | Përditesimi i fundit: 2021-04-11 11:05:14

Një nga pjesëmarrësit në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” është ndalur në zgjedhjet e 25 prillit dhe në situatën parazgjedhore në vend. Sipas tij Basha bën premtime boshe dhe për këtë e akuzon si gënjeshtar, ndërsa për presidentin tha se duhet t’i presë dorën gruas së tij, kryetares së LSI, pasi të angazhuar të forcës së saj politike u kapën duke blerë votat. Ai bëri një analizë të veprimeve të dikurshme të opozitës së sotme që ishte një herë e në kohë në pushtet e ndërsa krahasoi dy qeverisjet mes Berishës dhe Ramës.