I pyetur nga gazetarët nëse presidenti ndihet sadopak xheloz që lideri demokrat Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama mund të duken të sinkronizuar sa i përket shpresave që Shqipëria më 18 tetor të arrijë të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Ilir Meta u përgjigj me batuta në konferencën e pasdites së kësaj të mërkure. Tha se nuk është aspak xheloz dhe se nëse arrihet të caktohet një datë, atëherë do të dekretojë kryeministrin Edi Rama. Por nuk do t'i japë dekoratë liderit demokrat Lulzim Basha, dhe as bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. "Zotit Basha nuk i jap dekoratë se ai ka braktisur institucionet, as Monikës se i ka dhënë besën Lulit", tha Meta.
Gjatë përgjigjes, Meta sulmoi sërish edhe ndërkombëtarët, për të cilët la të kuptohet se janë pas vendimeve të kryeministrit Rama, vendime që sipas tij e kanë çuar vendin në krizë.
"Që unë të bëhem xheloz për Ramën këtë se pranon as Edi Rama ju i dini kontributet e mia. Për situatën aktuale më vjen këq, se i them ore më dëgjo mua se kur më ke dëgjuar mua të shkon mirë
i kam thënë edhe disa diplomatëve mos mi flisni Edit se ju dëgjon dhe e pëson Shqipëria
Unë i jap dekoratë Edit më 18 tetor vetëm të hapen negociatat, siç u dha ai dekoratave ambasadorëve vjet në qershor, dhe unë të jem xheloz pse do të çelen negociatat apo do të anëtarësohet Shqipëria në BE, i takojnë dy dekorata edhe si ministër edhe si kryeministër", u shpreh Presidenti.