Meta trembet nga ministri grek Dendias dhe i jep llogari: "Nuk pengova unë çështjen e detit në Hagë! Kam dhënë çdo autorizim dhe mbështetje, por qeveria nuk më informonte"

30 Maj 2022, 19:32 | Përditesimi i fundit: 2022-05-30 20:15:26

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp për t'iu përgjigjur ministrit grek Nikos Dendias pas një interviste që ai ka dhënë në shtypin grek pas vizitës në Shqipëri. Në mënyrë të habitshme, presidenti Meta i jep llogari ministrit Grek për cështjen e Detit, duke u justifikuar se ai nuk ka penguar dërgimin e cështjes në Hagë.