Meta uron Krishtlindjet: Të mos lëmë vetëm ata që janë në vëshitrësi,

25 Dhjetor 2018, 13:22

Presidenti Ilir Meta ka uruar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët e krishterë në vendin tonë. Nga Kisha Ortodokse ku u zhvillua mesha për besimtarët ortodoksë, Meta bëri thirrje për më një shoqëri më shpresëdhënëse për të rinjtë. Meta shoqërohej nga fëmijët e tij, dhe tha se këtë vit, dhuratat më të shumta do t’i bëjë jashtë familjes.

Uroj të gjithë, të mendojnë më shumë për ata që janë në vështirësi. Të mos i lemë vetëm, t’ju japim dorën për një rrugë të përbashkët. Shoqëria jonë të jetë më e plotë dhe më shpresëdhënëse, sidomos për të rinjtë dhe fëmijët. Kjo është një ditë që na fton të shtojmë mençurinë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë me negociata të çelura me BE. Unë kam marrë dy dhurata, një nga goca e vogël, por mendoj të bëjmë më shumë dhurata jashtë familjes.