Meta i përgjigjet Ramës me ironi e 'butësi': Faleminderit për fjalët e mira që ke thënë 20 vite më parë, mi thua sërish dhe sot në takimet nga afër

4 Tetor 2020, 14:28 | Përditesimi: 4 Tetor 2020, 14:30

Ironizimit të kryeministrit Edi Rama që Ilir Meta të tregojë se me kë e ka inatin kaq të madh që po ngatërron dynjanë me sulme dhe ndasitë e tij,  kreu i shtetit ka zgjedhur gjithashtu ironinë duke risjellë në vëmendje fjalët vlerësuese që Rama ka bërë vite më parë për Ilir Metën

Kreu i shtetit ndërroi taktikën e sulmeve të tij, ku me ironi dhe "butësi"  ka kujtuar vlerësimet e Edi Ramës në kohën kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës, i cili shprehet se "Meta ka treguar se ka talentin për të qeverisur por ka dhe aftësinë për të bashkëjetuar me një grup njerëzish të aftë që i përkasin një gjenerate të re".

Meta madje shkruan se këto fjalë të mira, Edi Rama vijon t'ia thotë edhe në takimet e sotme nga afër.

"Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m'i thua gjithmonë kur takohemi nga afër. E di vetë ti! Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin! Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani! Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët", shkruan Meta.

b.ha./Shqiptarja.com