“Meta zbriti nga Çepani me pantallona të grisura dhe u bë…”telefonuesi ka dy fjalë edhe për Berishën

22 Maj 2020, 11:20

Të revoltuar me klasën politike gati 30-vjeçare dhe qëndrimet e saj ndaj drejtësisë. Telefonuesit në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv kanë “shpërthyer” ndaj klasës politike.Për Presidentin Ilir Meta një qytetar tha:” Zbriti nga Çepani me pantallona të grisura dhe u bë miliarder”. Ndërsa ai kishte dy fjalë edhe për ish-kryeministrin Berisha dhe kujtoi me nostalgji se shqiptarët kanë drejtuar botën ndërsa kjo klasë politike nuk bën asgjë për qytetarët.