‘Metamorfoza’/ GJKKO sekuestron 3.1 mln euro pasuri të ish-Shefit të Operacionales, Oltion Bistri! 22 dyqane, 10 apartamente e vilë luksoze me pamje nga Liqeni

14 Maj, 13:56 | Përditesimi i fundit: 2024-05-14 15:14:57

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarëve të tij. Oltion Bistri është marrë i pandehur në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’. Janë sekuestruar 22 dyqane, 10 apartamente, vilë, garazh, automjet, pasuri që kapin vlerën 3.1 mln euro.