Meta-Ruçi letër Vitore Tushës: Plotësoni urgjentisht Gjykatën Kushtetuese, na informo për çdo pengesë

26 Gusht 2020, 17:30

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari e Kuvendit, Gramoz Ruçi, pas një takimi në Presidencë, i kanë dërguar nga një letër secili kryetares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tushës, ku i kërkojnë angazhimin e Këshillit për të plotësuar urgjentisht gjashtë vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Dy letrat ka mbërritur në tavolinën e zonjës Tusha në datën 10 korrik 2020, ndërsa janë diskutuar në mbledhjen e KED po atë ditë. Krahas letrës së Ruçit, Kuvendi i ka dërguar Vitore Tushës edhe opinionin e Komisionit të Venecias, të përkthyer nga Adelina Ibrahimi, mbi zgjidhjen e përplasjeve të forta mes Presidencës, Kuvendit dhe KED në atë kohë me në kryer Ardian Dovoranin, për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.