Meteorologia Bami: Në fundjavë temperaturat deri në 32 gradë, më të larta se normalja e muajt maj

11 Maj 2020, 15:44

E marta do të sjellë sërish reshjet e shiut në disa pjesë të territorit. Por ato do të zgjasin shumë pak sipas meteorologes, Adiola Bami, pasi moti me diell do të rikthehet përsëri, ku gjatë fund javës temperaturat do të shkojnë deri në 32 gradë Celsius.

Temperaturat e larta tha Bami do të na shoqërojnë edhe gjatë gjithë muajit, ku maksimalja parashikohet të shkojë 33-34 gradë Celsius, të cilat janë vlera më të larta se sa normalja për muajin që ndodhemi.