Mexhiti jep detaje nga situata e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut: 15 viktima e 1039 raste të reja

24 Nëntor 2020, 21:18

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 15 pacientë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë realizuar 3, 143 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 1, 039 raste.

Ndërkohe që u regjistruan  998 pacientë të shëruar nga COVID-19. Nga fillimi i pandemisë deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 20, 711 raste aktivë.Autoritetet shëndetësore i bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit, pasi situata është kritike.