Michelle Obama fushatë për Biden: Trump president kaosi

18 Gusht 2020, 16:14

SHBA- "Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë" është shprehur ish-zonja e parë e SHBA, Michelle Obama.

Ajo u shpreh se nuk mund të jetë presidenti që shtetasit amerikanë kanë nevojë. Pasi e vetmja gjë që ka bërë gjatë këtyre viteve ka qenë kaos, ndarje dhe një mungesë e plotë të empatisë." Në përfundimi të deklaratave të saj ajo u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të mos gabojnë sërish, siç kanë bërë më parë.

Deklaratat e saj Obama i dha në një mesazh për emocional për konventën demokratike, e cila po mbahet këto ditë shumë larg ekstravagancës së mëparshme, për shkak të Covid-19, pjesë e së cilës virtualisht u bënë pjesë edhe shumë republikanë të zhgënjyer nga Trump dhe politikat e tij.Konventa demokrate e cila filloi natën e mbrëmshme, do të zgjasë për 4 mbrëmje radhazi dhe kulmit do ta ketë të enjten me fjalimin e Joe Biden, kandidatit demokrat për të drejtuar shtëpinë e Barrdhë, ndërsa të mërkurën pritet fjalimi i Kamila Harris, Barack Obama dhe Hillary Klinton./Përgatiti Suada Mehmetaj