Migjeni kryen me sukses dy udhëtimet e para, Balluku nga Rinasi: Air Albanian do të veprojë vetëm me çmime 'Low Cost'

30 Shtator 2019, 17:41 | Përditesimi i fundit: 2019-09-30 20:34:06

Avioni i dytë i flotës së Air Albania që mban emrin “Migjeni” ditën e sotme ka nisur fluturimet drejt Italisë.

Ndërkohë deri tani "Migjeni' ka kryer dy fluturime vajtje ardhje drejt Italisë. Në kthimin e tij nga Roma për në Rinas, 'Migjeni' është pritur edhe nga ministrja e  Infrastrukturës dhe të Energjisë, Belinda Balluku.

Ajo ka thënë se shqiptarët duhet të ndihen krenar për 'Air Albanin' pasi të gjithë do të kenë mundësi që të udhëtojnë me çmimi më konkuruese dhe me komoditetin e garantuar.

"Migjeni është 'dry' i flotës së Air Albanin, ofron shërbime të një cilësie shumë të lartë. Nga vetëm kompanitë low cost. Duhet të jenë krenar që këtu është ulur një tjetër avion. Nuk besoj se ka interes se si funksionon një kompani. Shumë pak blejnë avionë, por lëvizin. Suksese shumë Air Albanian."

Kompania “Ai Albania” ofron 3 destinacione të reja për pasagjerët Romë, Milano dhe Bolonja.

Avioni Migjeni u nis drejt aeroportit të Fiumicino Romë, rreth orës 06:13. Ky avion është model “Boeing 737 800”, prodhim i vitit 2016 dhe pritet që të kryej tre fluturime në ditë.Avioni i parë i “Air Albania”, i cili ka marrë certifikimin pranë Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të Bashkimit Europian, do të pasohet nga “Migjeni” drejt Italisë dhe “Lasgushi” drejt vendeve të tjera europiane.

Po kështu flotës do ti shtohen edhe disa avion të tjerë, mes tyre 'Naimi' dhe 'Noli', që do të mbulojnë vende të tjera.