Mijëra bjellorusë në "Marshim për Paqe dhe Pavarësi"! Liderja e opozitës do t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së

31 Gusht 2020, 12:57

Dhjetëra mijëra njerëz pushtuan rrugët e Minskut, në Bjellorusi, në të ashtuquajturin "Marshim për Paqe dhe Pavarësi" për të protestuar kundër presidentit të vendit Aleksandër Lukashenko, i akuzuar për mashtrim elektoral në zgjedhjet e 9 gushtit në të cilat ai u rishpall në krye të vendit

Një dallgë e madhe njerëzore mbushi kryeqytetin, ku pak gazetarë ishin akoma të autorizuar për të mbuluar ngjarjen, pas arrestimeve dhe revokimit të akreditimeve për shtyp ditët e fundit kundër reporterëve të mediave të huaja.